Në komunën e Pejës përgjatë 24 orëve të fundit, është raportuar edhe për dhunë në familje.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka kanosur gruan dhe fëmijët duke mos i lënë të futen në shtëpinë e tyre,
“Pejë, 24.05.2021 – 21:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur gruan dhe fëmijët e tij si dhe nuk i ka lënë të futen në shtëpinë e tyre. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia e Kosovës./