Dy burra kanë njoftuar policinë se derisa ishin duke lëvizur me veturë, nga një veturë tjetër në drejtim të tyre ka shtënë me pistoletë një person.
Policia njofton se sipas viktimave, rastit i ka paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme që kishin me të dyshuarin.
“Në veturën e viktimave është gjetur dhe sekuestruar një predhë e cila dyshohet se ka qëlluar veturën gjatë incidentit. I dyshuari gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime”, thuhet tutje në raport