Sonte nuk ka qetësi në Pejë. Pas incidentit të rëndë të ndodhur çaste më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri u lënduan tre persona, tani ndodhi një tjetër rast i rëndë.
Një 8-vjeçar dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i një objekti po në qytetin e Pejës.
Burime të Indeksonline pohojnë se gjendja shëndetësore e të miturit është jo stabile. I njëjti është bartur me autoambulancë në QKUK. Indeksonline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.