Komuna e Pejës për të shtatën natë, mbetet në mesin e komunave të Republikës së Kosovës e cila ka hyrë në zonën e kuqe të kategorisë së rrezikut nga COVID 19.
Nga ora 19:00 e mbrëmjes për të shtatën natë po zbatohet ora policore.
Në kuadër të zbatimit të masave antiCOVID përfshirë orën policore dhe mbylljen e qytetit, pika kontrolli policorë edhe sonte janë vendosur në të gjitha hyrje-daljet e qytetit.
Nga ana e qytetarëve ora policore po respektohet me përpikëri.
Vetëm sot, sipas përditësimit të fundit të IKSHPK-së, Peja ka shënuar 14 raste të reja me Covid 19.