Siç raportoi ‘klina info’ edhe më herët, edhe Policia e Kosovës konfirmon aksidentin e ndodhur sonte në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt, me tre viktima dhe pesë persona tjerë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.
Policia informon se në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.
Personat që kanë humbur jetën janë persona civil, njofton policia, ndërsa ‘RADIO 1’ brenda burimeve spitalore të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Mitrovicës, mëson se viktimat e këtij aksidenti tragjik, janë nga Peja dhe të së njëjtes familje me mbiemrin Gashi.
Dyshohet se bëhet fjalë për Zarife, Agim dhe Gyltene Gashi, (burrë e grua dhe nëna e burrit) që të gjithë nga Peja. Të njejtin informacion të rëndë, për ‘RADIO 1’ e konfirmojnë edhe burime të afërta me familjen e viktimave.
Dy nga viktimat e aksidentit të sontëm: Agim dhe Gyltene Gashi
I ndjeri Agim Gashi, ishte gastronom i njohur ndër vite në qytetin e Pejës dhe shumë i respektuar.