Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në konferencë ka shpalosur programin për zhvillim rural në vlerë prej 26.3 milionë euro, të shtunën,
Peci tregoi se si do të përzgjedhen fermerët përfitues të këtyre granteve.
“Përzgjedhja është standard, në momentin që ne hartojmë udhëzimin administrative ku janë të precizuara të gjitha kriteret, fillon faza e aplikimit dhe të gjitha ata që e kalojnë pjesën e udhëzimit administrative do ta ketë vlerësimin meritor.
Për dallim prej herave të kaluara ku aplikimi për subvencione të granteve është shoqëruar me parregullësi ne do të marrim edhe masa shtesë ku do të kërkojmë përkrahjen e parterëve dhe organizatave që të dijmë se si ka shkuar procesi i vlerësimit të këtyre granteve”, tha ai./