Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka shkarkuar këshilltarin e tij, Enis Osmanin.
Kjo pasi Osmani e ka pranuar fajësinë për akuzën e falsifikimit e rezultateve të votimit. Ai është dënuar me 1 mijë e 500 euro.
Këtë e ka kofnirmuar vetë Peci gjatë një konference për media.
“Shumë shkurt, personi në fjalë nuk do të jetë pjesë e kabinetit prej muajit të ardhshëm”, ka thënë Peci, të mërkurën.
Osmani është shpallur fajtor për këtë vepër të cilën e ka kryer në vitin 2017