PDK organizon koktel festiv për mërgimtarët në Klinë

Kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, së bashku me kandidatin për deputet, Fadil Millaku, organizuan një koktel të veçantë për nder të mërgimtarëve me rastin e festave të fundvitit.

Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet me komunitetin, duke festuar traditat dhe vlerat e përbashkëta, shkruan Klina.info.

Të pranishmit patën mundësinë të ndajnë momente të këndshme në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.

Një aktivitet i tillë është një shembull i rëndësishëm i ruajtjes së lidhjeve të ngushta ndërmjet mërgimtarëve dhe atdheut, duke treguar përkushtimin për të bashkuar komunitetin në momente të veçanta festive.