Partia Demokratike e Kosovës nuk do të ketë kandidat për kryetar të komunës së Pejës.
Pas vdekjes së ish-kandidatit për të parin e Pejës Astrit Ademaj, PDK nuk ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve asnjë emër të ndonjë kandidati.
E për dallim nga PDK-ja, Partia Balliste ka dërguar në këtë institucion emrin e kandidatit për këtë komunë pas vdekjes së Pajazit Podrimqakut.
Kështu u bë e ditur gjatë mbledhjes së KQZ-së që u mbajt gjatë së hënës, ku krahas kësaj u diskutua edhe për takimin që kryetari Kreshnik Radoniqi e pati ditë më parë me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Gjithashtu në këtë takim u njoftua se në zgjedhjet lokale të këtij viti 90 mijë persona do të votojnë më shumë në krahasim me zgjedhjet e 14 shkurtit.