Shumë simpatizantë të PDK-së në Klinë kanë mbetur jashtë sallës, ku është duke u mbajtur një tubim i PDK-së, në të cilën pritet të flas lideri i kësaj partie, Kadri Veseli.
Sipas një fotografie, shihet se simpatizantë të shumtë kanë mbetur jashtë, derisa salla brenda tashmë është mbushur.
Gjatë ditës, Kadri Veseli ka kritikuar ashpër kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe liderin e VV-së, Albin Kurtin, duke i portretizuar si koalicioni i izolimit dhe korrupsionit.