PDK në Klinë thotë se një lagje në Kpuz po diskrimonohet nga pushteti lokal

Zyra e Informimit e PDK-së në Klinë, ka publikuar disa pamje në FB ku tregon gjendjen e një lagjeje në fshatin Kpuz, ku sipas tyre banorët po diskriminohen edhe gjatë rregullimit të ndriçimit.

Ky është postimi i plotë:

Në këtë lagje janë ndërtuar shtatë shtëpi, ku banojnë dhjetëra banorë.
Edhe pse banorët kanë bërë ankesa në komunën e Klinës, askush nga zyrtarët komunalë nuk ka marrë mundin t’u përgjigjet këtyre ankesave.
Sipas banorëve të lagjes, Komuna e Klinës i ka rregulluar disa rrugë të familjeve qe janë perkrahës te partisë në pushtet AAK-së, ndersa qëllimisht e ka lënë këtë rrugë në këtë gjendje, pasi që banorët e kësaj lagjeje nuk janë përkrahës të partisë në pushtet në Klinë.