Aderimi pas punësimit?
Kryetari i komunës së Klinës z.Zenun Elezaj e paska bërë publike në FB të tij kalimin e asamblistit të AKR-së z.Lirim Gashi në AAK.
z.Elezaj është mirë të përgjigjet para qytetarëve në pyetjet:
1. Pse po e përdorë zyrën e kryetarit të komunës për propagande partiake? z.Elezajt ja kujtojmë qe zyra kryetarit të komunës mund të përdorët vetëm për punët qe lidhen me komunën dhe shërbimet ndaj qytetarëve, këtë lajm ke mundur ta bësh publik nga zyra e partisë suaj e kurrsesi nga zyra e kryetarit të komunës, sepse në këtë mënyrë ju vetëm po e dëshmoni qe nuk i përfaqësoni interesat e gjithë qytetarëve.
2. A është i lidhur kalimi i këtij asamblisti me punësimin e tij si mësimdhënës?
3. A është e vërtetë qe në konkursin e shpallur në të në të cilin është punësuar z.Lirrin Gashi ka pasur kandidat tjerë në të punimit master qe nuk janë pranuar dhe është pranuar në punë ky kandidat qe nuk e ka kualifikimin master.
4. A ju kujtohen premtimet elektorale për depolitizim dhe ngritje të cilësisë në arsim?
5. Ish Drejtori i DKA-së z.Arben Limani ju ka akuzuar për ndërhyrje rreth punësimeve në DKA a mund të ballafaqoheni dhe t’i sqaroni qytetarët rreth këtyre akuzave.
6. Drejtori i tanishëm i DKA-se është mirë të deklarohet a ka presion nga zyra e kryetarit apo është bashkëfajtore për këto shkelje qe po bëhen në DKA-në e Klinës?
7. z.Elezaj ju edhe mund ta keqpërdorni pushtetin për interesa të ngushta partiake e klanore, por ju nuk mund t’i mashtroni më qytetarët!