PDK NE KLINË A JEMI TË BARABARTË PARA LIGJI?

Të papërgjegjshëm dhe shembull se si nuk duhet të veprohet janë disa nga drejtorët e drejtorive në Komunën e Klinës. Derisa drejtori i shëndetësisë, Hekuran Sejdiu, në këtë kohë pandemie ka më shumë se dy muaj që nuk merret me menaxhimin e pandemisë dhe shëndetësisë në Klinë (ka shkuar në Gjermani), drejtori tjetër i kryetarit Zenun Elezaj nuk respekton masat anti covid. Naser Morina, drejtor i bujqësisë dhe zhvillimit rural në Komunën e Klinës, inspekton punimet në teren por siç duket edhe nga postimet në FB të Komunës, ai nuk mbanë distancën e duhur dhe as maskën e detyrueshme.
Qytetarë të Klinës, respektoni masat anti covid, mos merrni shembullin e keq të drejtorëve të papërgjegjshëm.