PDK merr mbështetje të fuqishme në Kpuz dhe Zajm

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdon të marrë përkrahje të fuqishme në fushatën zgjedhore, teksa sot në tubimet elektorale të mbajtura në Kpuz dhe Zajm, qytetarët shprehën mbështetje të jashtëzakonshme për këtë subjekt politik.

Kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, dhe kandidati për deputet, prof. dr. Fadil Millaku, u pritën me entuziazëm nga banorët e këtyre dy lokaliteteve. Pjesëmarrja masive dhe përkrahja e madhe për vizionin e PDK-së japin një mesazh të qartë për suksesin që pritet të kurorëzohet më 9 shkurt.

“Ky entuziazëm i fuqishëm është tregues i qartë i fitores së madhe që PDK-ja do të arrijë, jo vetëm në Klinë, por në gjithë Kosovën,” u shprehën përfaqësuesit e partisë gjatë tubimeve.

PDK-ja vazhdon të fokusohet në ofertën e saj për zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe integrim të vendit, duke siguruar përkrahje të gjerë në çdo cep të Kosovës.