PDK: Jemi të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë exit pollet

Pas publikimit të exit polleve, PDK ka dalë në konferencë për media.

Blerand Stavileci nga kjo parti tha se janë të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë siç tha ai, sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve.

“Ne jemi të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve. Prandaj, mbetemi të kujdesshëm dhe të përkushtuar që çdo votë të numërohet me korrektësi dhe transparencë.

Siç kemi thënë nga fillimi, ne respektojmë procesin dhe do të presim përfundimin e numërimit zyrtar para se të dalim me qëndrime të tjera politike.

Gjatë mbrëmjes, kandidati ynë për Kryeministër, Bedri Hamza, do të mbajë një konferencë tjetër për të ndarë me ju reflektimet dhe vizionin tonë për hapat e mëtejshëm.”