Partia Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka nisur fushatën e saj zgjedhore, për zgjedhjet qendrore të 9 shkurtit.
Qindra qytetarë, përkrahës të partisë, janë tubuar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, për të ndjekur nga afër shpalosjen e programit në krye me Bedri Hamzën, si dhe prezantimin e kandidatëve për deputet, nga radhët e kësaj partie.
Brohoritjet si “UÇK”, dhe “PDK”, po dëgjohen përgjatë tubimit,
Në tubim s’kanë munguar as fotografitë e figurave emblematike të kësaj paritë, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.