Deputetët e partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike e Kosovës, ata të AAK-së dhe Listës Serbe e kanë bojkotuar adresimin e presidentes Vjosa Osmani për fundvit
Shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri tha se presidentja është treguar e paaftë për të ushtruar funksionin kushtetues të unitetit të popullit dhe “dështime të tjera sistematike”.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka renditur edhe arsyet, duke thënë se ajo i ka shërbyer agjendës politike të qeverisë dhe mazhorancës dhe se Osmani ka dështuar të shërbejë si përfaqësuese e unitetit të popullit.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor.