Ndonëse rezultatet e deritanishme e renditin si partinë e dytë, PDK-ja ka marrë mbi 43 mijë vota më pak se në zgjedhjet e vitit 2019.
Në këto zgjedhje PDK-ja ka marrë 135.008 vota, ose 17,35%, sipas rezultateve nga numërimi i mbi 98% të votave.
Në zgjedhjet e vitit 2019 PDK-ja ishte radhitur e treta, me 178.637 vota, ose 21,23%
Sipas këtyre rezultateve, PDK-ja në këto zgjedhje ka 43.628 vota më pak.