Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, aktualisht është duke marrur pjesë në një debat në TV Dukagjini,
E lidhur me këtë ka reaguar PDK, ku përmes një kumtese për media, kjo parti thotë së është distancuar nga Çelaj.
Kjo për shkak se PDK po vazhdon të bojkotojë televizionin RTV Dukagjini.
Ndërkohë për Çelajn, PDK thotë se po e përfaqëson vetëm mendimin e vet dhe jo partinë.
“Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të bojkotoj RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij. I ftuari i sotëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme ”, Lirak Çelaj nuk është dëguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale. Duke falendëruar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media”, thuhet në reagimin e PDK-së