Serbia nuk po nxjerr telashe veç në veri të Kosovës.
Sherrin këtij shteti, duket se po ia shohin edhe disa mërgimtarë që sipas organizatës që merret me diasporë GERMIN po anulojnë pushimet në vendlindje shkaku bllokimit të rrugëve.
Nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, apelojnë që kur ka mundësi të shmanget ky shtet.
Opsionet tjera propozon të ndiqen edhe Komisioni për Diasporë, sipas të cilit nuk duhet pasur frikë, por të ndiqen deklarimet zyrtare, njofton Klan Kosova.
Panik s’ka as për Alban Hazirin, një kurbetçi nga Lipjani që rrugën drejt Kosovës, pret ta merr këto ditë si gjithherë pa e thyer.
“Nuk kam frikë do të kaloj nëpër Serbi dhe se kam mendimin negativ e asgjë, besoj që do kalojë mirë sikur viteve të fundit, skemi arsye me hezitu”, ka thënë Haziri.
Mërgimtarët shfrytëzojë Serbinë transit për të arritur në vendlindje pasi konsiderohet se është më e favorshme në kohë dhe gjatësi.