Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pasi kryetari i Vushtrrisë nga kjo parti, Xhafer Tahiri i doli publikisht në mbështetje të kandidatit tjetër, Lumir Abdixhikut.
Haziri i cili zyrtarizoi kandidaturën për kreun e LDK-së sot nga Gjilani, komunë të cilën e drejton tha se atë kandidat që e mbështet Xhafer Tahiri ai humb.
“Unë jam konsultuar me të gjithë autoritetet dhe njerëzit që LDK’-së i kanë dhënë kontribut. Për mu është e vlefshme që delegati me votu shlirë, sepse LDK nuk e pranon logjikën e ndarjes së brendshme, dhe secili shlirë mundet me votu. Dje një koleg i imi që ka dalur dje me tifozllëk me mbështet është pjesë e vendimi të tij, por ajo që thuhet në LDK është me kënd të bëhet Xhafa humb ai, është e vërtetë”, tha Haziri gjatë zyrtarizimit të kandidaturës.