Qeveria Hoti ka shkarkuar bordet e përkohshme të katër ndërmarrjeve publike, të cilat ishin emëruar nga Qeveria e Albin Kurti, duke i zëvendësuar ato me drejtorë të rinj.
Në mesin e drejtorëve të rinj të “Ibër Lepencit”, kryeministri Hoti ka emëruar edhe një zyrtare të LDK-së. Bëhet fjalë për Afërdita Llumnicën, e cila është pjesë e degës së parë të LDK-së, në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
E kjo nuk është pozita e parë e rëndësishme e Llumnicës në LDK. Më 31 tetor 2016 edhe Ismet Beqiri kishte njoftuar për një post tjetër të saj brenda partisë, ku u zgjodh kryetare e Forumit të Grave të LDK-së.
Afërdita Llumnica është njëra nga katër drejtorë e këtij bordi, ndërsa kryesuese do të jetë Marigona Hamdija, e drejtorë do të jenë edhe Enver Rrustemi dhe Dejan Radojkovi.