Pasi fitoi çmimin e madh, momenti emocionues kur Gjesti takon prindërit e tij (Video)

Gjesti, fituesi i Big Brother VIP 4 është pritur me përqafime nga të afërmit dhe fansat pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri me çmimin e madh.

Momente emocionuese janë publikuar kur Gjesti është përqafuar nga prindërit e tij.

“Faleminderit të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, besoj e kam merituar. Faleminderit Top Channel që më ka hapur dyert, kurrë nuk kam për ta harruar, faleminderit Zotit, familjes, publikut. U kry ç’do sen”, ishin këto fjalët e para të Gjestit pas triumfit.