Është rikthyer koronavirusi në Mal të Zi, pas 40 ditësh pa asnjë rast.
Mali i Zi, me 2 qershor e shpalli fundin e pandemisë, pasi nuk kishte regjistruar asnjë rast me COVID-19.
E pas 40 ditësh, Mali i Zi sot ka regjistruar një rast pozitiv me koronavirus.
Bëhet fjalë për një rast të importuar dhe një person që është në vetizolim, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.
Në deklaratë thuhet se bëhet fjalë për një person që kishte qëndruar në Bosnje dhe Hercegovinë javën e kaluar, ndërsa të dhënat e para tregojnë se numri i kontakteve të personit të infektuar është “minimal”./