Shkruan: Pashk Buzhala
Nuk e prisnim këtë lajm të hidhur për ty Mujë!
E kam te veshtirë të shkruaj për vdekjen tënde Mujë.
Çabiqi sot humbi njeriun e dashur, fqinjin, kushëririn dhe Kryetarin e saj Mujë Shaban Gashi.
Mujë, u rritem bashkë duke kaluar nepër shumë peripeci e gëzime qe i ndanim bashkë.
Mujë, jo vetem mua por gjithë katundit do t’i mungoj ai zani i yt i lartë kur na thirrje që të bëjme punë te mira jo vetem për katundin por edhe më gjërë.
Mujë, do të me mungoj ai debati i nxehtë për çfardo teme që debatonim, por pas çdo debati ndaheshim me perqfime.
Mujë, do te na mungojë shumëçka, nga ajo qe kemi jetuar bashkë!
Ahh Mujë, jam tu u mundu që në këto momente dhëmbjeje ta gjej një rast hidhërimi që kemi pasë,që të me ngushëlloj sado pak, por kot, nuk po e gjejë!
Mujë, bashkëfshatari, kushëriri dhe bashkëmoshatari im, do te kujtojmë gjithëmonë si njeriun punëtor, aktiv dhe miqësor!
Mujë, do të na mungosh në festimin e Bajramit dhe Krishtlindjes!
Pusho në paqë Mujë!
Çabiqit do ti mungosh, por kujtimi për ty do rroj!