Pas Viniciusit, klubet arabe kanë vënë në ‘shënjestër’ edhe një tjetër lojtar të Real Madridit

Pas disa përpjekjeve për të transferuar yjet e Real Madridit si Karim Benzema, Luka Modric, Nacho Fernandez dhe Vinicius Junior, Arabia Saudite po kërkon disa mundësi të reja për të fuqizuar futbollin në Lindjen e Mesme.

Njëri prej objektivave të tyre të ardhshëm pritet të jetë ai që në sytë e shumë personave është portieri më i mirë në botë, Thibaut Courtois.

Portieri belg raportohet se ka tërhequr interesimin e Al-Ahli dhe ata synojnë që të prezantojnë një ofertë të madhe si për të ashtu edhe për Real Madridin.

Skip AdAdvertisement

Raportimi vjen nga një media belge Voetbal 24 (cituar nga SPORT), të cilët kanë shpjeguar se Courtois tashmë ka refuzuar oferta nga Arabia Saudite verën e kaluar.

‘Los Blancos’ nuk kanë për qëllim shitjen e Courtois pasi e konsiderojnë atë më të mirin në botë në pozitën e tij.

Arabia Saudite në anën tjetër kanë treguar se do të jenë këmbëngulës në përpjekjet e tyre për të transferuar yje të mëdhenj ani pse situata e kontratës së Courtois mund t’i ndihmojë ata.

Courtois do të mbush 33 vjet këtë sezon dhe ai tashmë ka vuajtur me lëndime gjatë dy viteve të fundit.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2026 dhe politika e Real Madridit është që t’i ofrojnë vetëm kontrata një vjeçare lojtarëve mbi moshën 30-vjeçare./Telegrafi/