Pas vërshimeve të ndodhura në qytetin e Skendraj dhe fshatrat përreth dhe problemeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore, Restaurant QTA ka një njoftim të rëndësishëm.
“Informojmë të gjithë qytetarët në nevojë që mund të ushqehen në Restaurantin e QTA-së pa pagesë deri në stabilizimin e gjendjes.
Kurse rreth nevojave dhe ndihmave për qytetarët në nevojë, QTA dhe Arjeta Group, është në kontakt me Këshillin Emergjent Komunal, dhe do mundohemi sadopak te jemi pranë qytetarëve tanë.
Njëherit informojmë konsumatoret, se QTA vazhdon veprimtarin sikurse ditëve normale.
Lusim Zotin t’i ndihmojë të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi”, shkruan QTA.