Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar për të dielën në takim, liderin e opozitës, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi pas tensjoneve që u krijuan së fundmi në veri të vendit.
Burime të Indeksonline nga Qeveria bëjnë të ditur se Kurti i ka ftuar në takim të dielën po ashtu edhe kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ende nuk dihet koha e këtij takimi, por burimet bëjnë të ditur se arsyeja e takimit është konsulta për gjendjen e tensionuar në veri.