Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shkruar menjëherë pas takimit që ai e pati me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa. Kurti thotë se janë dakorduar që dy grupet e tyre parlamentare të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin.
Kurti thotë se me Mustafën ka biseduar për situatën politike e gjendjen ekonomike të vendit.
Tutje ai ka përsëritur se LDK e VV janë për shpërbërjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja.
Shkrimi i plotë:
Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim./Klinainfo/