Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalit dhe Klinik Universitar i Kosovës ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra dr.Basri Sejdiu-drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar.
Ndërsa në mënyrë zyrtare është deklaruar se shkarkimi vjen si pasojë e përformancës jo të kënaqshme dhe mos-përputhjes së detyrave të punës.
Në vend të dr.Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar, dr.Valbon Krasniqi, mjek specialisti i infektologjisë./