Albert Krasniqi nga Demokraci Plus ka deklaruar sot se thirrja në precedent për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, do të kishte kuptim sikur Kushtetuta nuk do të kishte dispozita të qarta se si mund të veprohet në këso raste.
“Kushtetuta jonë është e qartë dhe jep opsione: i) nisjen e procedurave nga fillimi për zgjedhjen e qeverisë së re ose ii) shpërndarjen e Kuvendit”, tha Krasniqi, transmeton Indeksonline.
Tutje ai shtoi se opsioni i dytë do të duhej të ishte vetëm si rezultat i mungesës së shumicës parlamentare për të formuar qeverinë e re, apo, nëse ky është vullnet politik i 2/3-së së deputetëve të cilët do të votonin për shpërndarjen e Kuvendit.