Sipas Gianluca Di Marzio, klubi italian Napoli ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.
Sipas këtij gazetari, këto dy klube kanë arritur marrëveshjen për 20 milionë euro plus 4 milionë euro në bonuse, transmeton Indeksonline
Ashtu sikur Rrahmani edhe Kumbulla do të qëndrojë te Verona në formë huazimi deri në qershor.
Kurse gjatë ditëve në vijim edhe pritet zyrtarizimi i transferimit të futbollistit shqiptar.
Kujtojmë që Marash Kumbulla është vetëm 19 vjeçar mirëpo me paraqitjet e tij ka lënë përshtypje te disa klube evropiane./klinainfo