Nënkryetari i degës së PDK-së në Gllarevë, Milaim Morina, ka dhënë dorëheqje nga posti që mban.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në FB, derisa thotë se dorëheqja e tij vjen nga rezultatet e dobëta të zgjedhjevë në Komunën e Klinës.
Ky është postimi i plotë:
Njoftim mbi Dorëheqjen
Duke pare rezultatet dobëta të zgjedhjeve në komunën e Klinës, dhe humbjen që subjekti ynë politik pesoi më 14 nëntor, Si Nënkryetar i degës së PDK-së në Gllarevë, jap dorëhejqen e parevokueshme nga të gjitha funksionet e kësaj partie.
Arsyet që më kanë shtyerë në këtë akt moral janë të shumta por unë do ti përmend disa prej tyre:
· Lufta ma shumë ka qenë brenda strukturave të PDK-së, se sa nga kundërshtari ynë politik
· Mos reflektimi i strukturave drejtuese të partisë si në kreun e degës ashtu edhe nga nëndegët e kësaj partie e veçmas nëndega të cilës unë i takoi.
· Neglizhenca, mos puna paaftësia e çarqeve të PDK-së, si dhe shumë arsye tjera të cilat nuk po i përmendi.
Falendim i veçantë shkon për anëtarësinë besnike të PDK-së, e posqerisht I disa aktiveisteve të devotshëm të nëndegës sime të cilët nuk kursyen asgjë vetëm e vetëm për të fituar.
Për të dal nga kjo situate, nevojitet një ristrukturim I thellë duke u nisur nga dega e PDK-së në Klinë e poashtu edhe nëndega në Gllarevë me kudaro të reja , të shkolluar, që unë besoi se jo vetëm në Gllarevë por edhe më gjerë ka djem e vajza të reja që mund ti prinë proceseve në mënyrë që ta shohim PDK-në aty ku e ka vendin.
Jam i bindur se pa një ristruktrim të thellë dhe pa evitimin e defekteve që vijnë nga bajraktarizmi I disa çarqeve brenda PDK-së, nuk mund të mëndohet për fitore.
Më këtë rast dorëheqjen time do ia paraqes edhe strukturave të nëndegës në mbledhjen e parë dhe pres që edhe aktivistet tjerë pavarësisht fitorës së lehtë që ndodhi në Gllarevë , të japin dorëheqje nga kjo kryesi.
Milaim Morina
Nënkryetari degës së PDK-së, Gllarevë