Pas rastit tragjik në Klinë, VV në Klinë del me një komunikatë për media

Pas rastit të rëndë që ndodhi sonte në qendër të Klinës, ku u vranë dy të rinj nga Jashanica, përmes një postimi në FB ka reaguar dhe Dega r VV – së në Klinë.

Përmes një komunikate për media, VV i shpreh ngushëllime familjes Shlivova për humbjen e dy djemve të tyre, derisa theksojnë rëndësinë e një veprimi të përgjegjshëm dhe profesional nga organet e rendit.

Në komunikatë tutje apelohet që rasti të trajtohet me përkushtim të plotë nga organet e hetimit, për zbardhjen e rastit.

Kjo është komunikata e plotë: