Si rezultat i punës së mirë në shërbim të qytetarëve dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike, komuna e Klinës ka përfituar një donacion prej tre kamionëve, të cilët do të jenë në shërbim të KRM “Ambienti” në Klinë për të siguruar një ambient edhe më të pastër.
Vlera totale e donacionit është 630 mijë euro, prandaj falënderoj GIZ-in gjerman dhe Bankën Gjermane për këtë donacion shumë të rëndësishëm.
Falënderim të veçantë për bashkëpunëtorët e komunës, menaxhmentin e KRM “Ambienti” për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për punëtorët e vyeshëm të kësaj kompanie punën e palodhshme.