Policia rajonale e Pejës nëpërmjet zv/Drejtorit të saj Rajonal Veton Elshani sapo ka konfirmuar për Njeshi-n se është liruar për qarkullim hyrje – dalja, Pejë-Prishtinë, pas pastrimit të autoudhës që i është bërë nga ana e brigadës së zjarrëfikësve.
Kujtojmë që rreth orës 17:00 siç raportoi Njeshi, kjo rrugë u bllokua si pasojë e rënies së një sasie të konsiderueshme xhamash nga ndonjë mjet transportues në lëvizje.
Tani (ora 18:15min) trafiku po zhvillohet normalisht.