Pas kërcënimeve se largohet dhunshëm, Edi la shtëpinë e Big Brother

Edi është larguar mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova.

Ai ka kërkuar largimin e menjëhershëm në fund të prime, duke thënë se “është lodhur psiqikisht”.

Largimi i tij erdhi pas kërcënimeve se nëse nuk e lejojnë të dalë në atë moment, do të dalë dhunshëm, raporton Sinjali.