Pas disfatës nga Kili 0:3 në miqësore, Kombëtarja e Shqipëris i është rikthyer stërvitjeve.
Djelmoshat kuq e zi tash po përgatiten për sfidën e radhës, atë ndaj Suedisë.
Të shtunën, ekipi ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore paraditen, e pasdite është nisur drejt Suedisë.
FSHF bën me dije se Etrit Berisha ka udhëtuar me ekipin për sfidën ndaj Suedisë. Pas dëmtimit të pësuar, gjendja e portierit kuqezi është më e mirë dhe do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga stafi mjekësor.
Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë ditën e sotme, me seancën e fundit stërvitore që do të kryhet në stadiumin e ndeshjes.
Sfida Suedi-Shqipëri do të luhet më datë 25 mars në ora 19:00, në stadiumin “Friends Arena”.