Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet se të njëjtit kishin kryer vjedhje të kartelave bankare nëpër shtete të ndryshme të botës, shpërndarje të viruseve të ndryshme kompjuterike dhe kishin zhvilluar aplikacione për sulme kibernetike.
Ky arrestim i tre hakerëve të dyshuar kosovarë u bë në bashkëpunim Byronë Federale për Hetime (FBI) në ShBA.
Policia e Kosovës ka njoftuar se Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës, pas një hetimi të gjatë dhe në bashkëpunim me autoritetet e ShBA-së, konkretisht me FBI-në si dhe në mbështetje të Prokurorit të Shtetit gjatë ditës së djeshme në një operacion kanë arrestuar tre personat e dyshuar për hakerizëm.
Të dyshuarit ishin pjesë e një grupi hakerësh, ndërsa siç ka njoftuar policia të njëjtit shënjestronin platforma të ndryshme online të cilat posedonin të dhëna kompjuterike të ndjeshme.
“Pastaj, në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes sistemeve kompjuterike kanë krijuar një platformë online e qasshme vetëm në DARKWEB (DARKWEB ka të bëj me internetin e fshehur i cili përdoret për qëllime të paligjshme) dhe përmes saj është kryer veprimtari e paligjshme kibernetike”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, në këtë platformë të dyshuarit në vazhdimësi kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike, të cilat paraprakisht i kanë siguruar përmes veprimeve të paligjshme online, si kredit kartela të vjedhura në shumë shtete të botës, virusë të ndryshëm kompjuterik, “mjete” për sulme kibernetike, e-mail adresa dhe fjalëkalime, numra të telefonit si dhe të dhëna tjera