Çifti nga Kaçaniku, Bekir dhe Valbona Selimi, janë bërë prindër për herë të parë pas 24-vjetësh martesë.
Për ta, ardhja në jetë e vogëlushes së tyre, të cilën e kanë quajtur Luna, është një bekim i shumëpritur. Pas më shumë se dy dekadash përpjekjesh, sfidash dhe pritjeje të gjatë, Luna përfaqëson një mrekulli që ka ndryshuar gjithçka në jetën e çiftit.
“U bëmë prindër pas shumë përpjekjesh ndër vite dhe asnjëherë nuk u dorëzuam. Për këtë i falenderohemi veç Zotit”, shprehet Bekiri.
Në një intervistë për IndeksOnline ai flet për rrugëtimin e vështirë dhe plot sakrifica që e çoi drejt përmbushjes së ëndrrës së tij më të madhe. Për çiftin Selimi, Luna nuk është vetëm një fëmijë – ajo është një dhuratë hyjnore, një përgjigje e lutjeve që bën përgjatë viteve të tëra.
Tani, me Lunën në jetën e tyre, çdo ditë është e mbushur me dritë, gëzim dhe dashuri të pakushtëzuar. /IndeksOnline/