Pas arrestimit të një qytetari në Klinë, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-se në Klinë, Petrit Palushi.
Ai ka thënë se izolimi i Klinës nuk është zgjidhje. Përkundrazi, ai ka kërkuar solidaritet me të madh më qytetaret që kanë mbetur të mbyllur nepër shtëpi.
“Nuk është zgjidhje izolimi, zgjidhje është mbështetja dhe solidarizimi me Klinën. Është gjendje pandemike jo orë policore”, ka thënë Palushi.
Ndryshe, policia ka njoftuar se ka arrestuar një qytetar të Klinës, pasi ia kishte bërë me dije se me urdhër të Qeverisë së Kosovës nuk i lejohet që të lëvizë në komunat tjera për shkak të epidemisë.
I njëjti me shpejtësi vazhdon me veturë në drejtim të Pejës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K banor i një fshati të Klinës të cilit policia ia ka bërë me dije se me urdhër të Qeverisë së Kosovës nuk i lejohet që të lëvizë në komunat tjera për shkak të epidemisë dhe i njëjti me shpejtësi vazhdon me veturë në drejtim të Pejës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.