Është rihapur Terminali Doganor në kompleksin e “Trepçës”.
Më mbikëqyrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu dhe menaxhmenti i “Trepçës”, e më lejimin e një kamioni brenda hapësirës së Trepçës, është bërë edhe zyrtarisht hapja e kësaj dogane.
Kjo doganë ka qenë e mbyllur afër 10 vite.