Një gjykatë në Oklahoma ka shfajësuar Ginny Simmonsin, 70 vjeç, që ishte në burg për gati gjysmë shekulli për një vrasje të vitit 1974. Është dënimi më i gjatë i gabuar që është vuajtur në SHBA, shkruan BBC.
Simmons u lirua në korrik, kur një gjykatës urdhëroi të bëhej një gjyq i ri.
Të martën, gjyqtarja Amy Palumbo e shpalli të pafajshëm 70-vjeçarin “pasi s’ka prova që Simmons e ka kryer vrasjen”.
Simmons kishte vuajtur 48 vjet, një muaj e 18 ditë burg për vrasjen e Carolyn Sue Rogers gjatë një grabitjeje në një dyqan pijesh alkoolike në periferi të Oklahomas. Kjo e bën atë të burgosurin më jetëgjatë që është liruar, sipas Regjistrit Kombëtar të Shfajësimeve.
Simmonsi ishte 22 vjeç kur bashkë me një bashkëpandehur, Don Roberts, u dënuan me vdekje më 1975.
Dënimet më vonë u reduktuan në burgim të përjetshëm për shkak të vendimeve të Gjykatës së Lartë të SHBA-së.
Simmonsi kishte thënë se ishte në shtetin e tij të lindjes, Luiziana në kohën e vrasjes.