Skuadra turke, Trabzonspor, është shpallur kampion në Superligën e Turqisë pas 38 vjetësh.
Pas barazimi 2:2 ndaj Antalyasporit, Trabzonspori ka 77 pikë, i ndjekur nga Fenerbahce me 68 pikë, teksa kanë mbëtur edhe tri xhiro deri në fund.
Trabzonspor u shpall kampion falë ndeshjeve direkte ndaj Fenerit, gjë që ia dhuroi atyre titutllin të cilin nuk e kishin fituar që nga sezoni 1983/84.
Në lidhje me fitoren e titullit, Trabzonsporin e ka uruar edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Dua ta uroj klubin e Trabzonsporit, fansat, qytetin e Trabzonit dhe të gjithë stafin e klubit për shpalljen kampion”, ka shkruar Erdogan,