Pas 110 ditësh, Kosova sot ka shënuar ditën me zero raste të vdekjes. Më 21 maj, vendi kishte shënuar vetëm një rast të ri me koronavirus dhe asnjë të vdekur.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një njoftimi në Facebook, njoftoi se sot nuk ka vdekur asnjë person nga COVID-19.
“Kosova sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me COVID-19, një lajm që padyshim na bënë të ndihemi mirë por assesi që ta zbehë përkushtimin tim si ministër, por as edhe të personelit mjekësore dhe të gjithë akterët tjerë të involvuar në luftë me pandeminë”, shkroi Zemaj
Kosova deri më sot ka shënuar gjithsej 14 mijë e 301 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 10 mijë e 782 janë shëruar. Ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 568.