Partia Demokratike e Kosovës-Dega në Klinë kërkon interpelancë ndaj drejtorit të drejtorisë së arsimit në Klinë, lidhur me sqarimin e disa veprimeve që sipas tyre janë kundërligjore. Për ta mësuar se për cilat pika bëhet fjalë, lexoni komunikatën e tyre më poshtë
Partia Demokratike e Kosovës , dega në Klinë.
Komunikatë për media
Të nderuar qytetarë, në mbledhjen e rregullt të asamblesë komunale të Klinës, të mbajtur me datë 31.01.2020, grupi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, me qellim të sqarimit të shumë shkeljeve ligjore qe ka bërë kjo drejtori gjatë qeverisjes dy vjeçare, ka ftuar në interpelance drejtorin e DKA-se në Klinë.
Me qellim të informimit të opinionit dhe transparencës qytetare , kërkojmë nga organet komunale ( kryetari i komunës dhe Drejtoria e Arsimit në Klinë qe ti shpjegojë opinionit publik për :
• Vendimin e komunës për emërimin e Gani Deliut në pozitën e zëvendësdrejtorit në SHFMU “ Ismet Rraci” në Klinë.
Sqarim: Z. Gani Deliu i emëruar në poziten ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit në SHFMU “ Ismet Rraci” në Klinë nuk i plotëson kushtet ligjore sipas U.A 08/2014 https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=15029 pasi qe ka të përfunduar vetëm Shkollën e Lartë Pedagogjike, i njëjti është emëruar në këtë detyrë në mënyrë jashtëligjore rreth dy vite me parë.
• Pagesën e dyfishtë qe i është bërë mësimdhënësit Ramadan Limani
Sqarim: mësimdhënësi Ramadan Limani është paguar në mënyrë te paligjshme për të njëjtat orë qe është paguar edhe një mësimdhënës tjetër.
• Për akuzat publike qe kryetari i komunës Z. Zenun Elezaj dhe drejtori i shkarkuar i Drejtorisë se Arsimit në Klinë Z. Arben Limani i kanë bërë njeri tjetrit pas shkarkimit.
Kërkojmë nga kryetari i komunës dhe ish drejtori i DKA-se qe ti sqarojnë publikut arsyen e vërtetë të shkarkimit të Z. Arben Limani nga pozita e drejtorit të DKA-se.
Opinioni është i interesuar ta di të vërtetën rreth këtij shkarkimi, a është shkarkuar Z. Limani për arsye të përformances se dobët (arsyetimi i kryetarit) apo shkarkimi është politik dhe lidhet me mosmarrëveshjet rreth punësimeve ( arsyetimi i ish drejtorit).
• Punësimin e shumë familjarëve të udhëheqësve komunal nëpër institucione shkollore dhe komunë.
• Pse shumë nga konkurset e shpallura nga DKA, për shkak të shkeljeve ligjore janë anuluar nga inspektorati i punës?
• Kontratat e investimeve kapitale në shkolla, të papërfunduara, vonesat në realizimin kontratave, kryerjen e punëve me cilësi të dobët:
– Uzurpimi i hapësirave të oborrit të shkollës “ Ismet Rraci” dhe shëndrrimi në parking veturash.
– Renovimi i shkollës “Esat Mekuli” – Caravikë
– Renovimi dhe rregullimi i fushës sportive në shkollën “Tre Dëshmoret”- Jashanicë e lartë
– Renovimi i gjimnazit “ Luigj Gurakuqi” në Klinë
– Rregullimi i oborrit të shkollës në shkollën “Emin Duraku”- Sferkë
– Rrethoja e shkollës “Azem Bejta” në Kpuzë
Partia Demokratike dhe opinioni i gjerë kërkon përgjigje rreth pyetjeve të parashtruara.