Partia Demokratike e Kosovës-Dega Klinë ka hapur fushatën zgjedhore duke u nisur nga zyra e partisë për të vazhduar në defileun në qytet, duke takuar qytetarët dhe bizneset, për të prezantuar kandidatët Suzana Gjergji, Ramush Agushi dhe Pashk Buzhala, të cilët janë përfaqësuesit më të mirë të Dekadës së Re dhe të Klinës!