Në parkun e qytetit të Klinës po vazhdojnë punimet për rregullimin e fushës së tenisit.
Për këtë ka njoftuar kryetari i komunës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në facebook.
Postimi i tij:
Rregullimi i parkut të qytetit është investimi që i ka munguar qytetit e qytetarëve të Klinës e të cilin e kemi bërë realitet ne.
Pas investimeve që kemi bërë vitin e kaluar për rregullimin e parkut e fushës ndihmëse të futbollit, këtë vit po vazhdojmë me rregullimin e fushës së tenisit, vendosjen e ndriçimit publik dhe vendosjen e sistemit të ujitjes në hapësirat e gjelbërta.