Familja e shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, ju kanë drejtuar me një letër publike presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Në letrën e familjes Geci, të publikuar nga Nehati, ata kërkojnë nga Thaçi që të i ndalë “langonjtë”, siç i quajnë ata, propagandën dhe shpifjet kundër tyre, përndryshe do të bëhet vonë.
“Me langonjtë e vet e me langonjtë edhe të Serbisë kanë hapur adresa të rrejshme në fb e që sipas informatave tona vet ju si presidenti i Republikës së Kosovës qëndron prapa këtyre faqeve e këtyre langonjve pa adresë dhe falso që emërtohen këto faqe që ka filluar të shpif edhe kundër Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe kundër nesh”, shkruan familja Geci.
Në këtë letër thuhet se po kërcënohet familja Geci dhe vëllai i tyre Ganiu me shantazhe dhe shpifje.
Në letër thuhet se Gani Geci është takuar me Adem Grabovcin prej të cilit kanë kërkuar që të bisedoj me Thaçin, për t’i ndalë këto sulme dhe propaganda ndaj tyre, të cilët po i shtantazhojnë se kinse Ganiu e ka shty Nazim Bllacën të dëshmoj kundër Azem Sylës.
Gecët thonë se, Nazim Bllaca mbetet përherë bashkëpunëtor i ngushtë i UDB-së dhe SHIK-ut.
“Vëllai ynë kurrë as nuk e ka njohur më herët, as nuk ka ditur kush është ky kriminel ose ky spiun deri në ditën kur ai e ka thirrë në telefon dhe ka kërkuar me u takua me të. Atëherë kur ky Shpiuni Nazim Bllaca e ka thirr ne telefon vëllain tonë Ganiu ka qenë kryetar i komisionit për AKI dhe e ka pas për detyrë qe ti lajmëroj organet e Sigurisë dhe e ka bërë. Atë ditë që e ka takuar, po atë ditë e kanë incizuar videon propozimin për ta incizuar e ka dhenë Adem Salihaj dhe po atë ditë e ka kryer me këtë spiun të SHIK-ut dhe UDB-ës pastaj një muaj para se me dal në publik krimineli Nazim Bllaca vëllai ynë e ka informuar hetuesin Ambasadën Amerikane dhe Gjermane, nënkryetarin e Kuvendit z. Ibrahim Gashin Zyrtaret e AAK -es z Naim Malokun, kryeministrin Zt. Hashim Thaçin, i ka shkuar në zyrën e tij para zyrës ka qenë Hajredin Kuçin dhe e ka lutë edhe z. Kuqi qe te hyn brenda edhe ai të dëgjojë bisedën por ai nuk ka hy”, thuhet në këtë letër.
“Tani neve kjo puna e Nazim Bllacës as që na intereson, sepse ju gjysma e Shtabit të UÇK-së keni qenë me UDB-në, dhe keni shkrua komunikata me direktiva te UDB -së edhe ky Nazimi mund të ketë qenë pjesë e juaja, sepse ka qenë bashkëpunëtorë i juaji, dhe i Azem Sylës ose njerëzve për rreth, ju keni shit e keni ble toka me këtë UDB-ash ju keni bërë biznese të fëlliqura me të andaj ju jeni të fëlliqur e të përlyer me të dhe këto faqet e juaja janë të fëlliqura merruni me sojin e juaj spiunët e UDB -ës dhe të SHIK-ut e jo me ne. Arsye takimit me këtë kriminel ka qenë se mos rastësisht ky kriminel i juaj e din se kush na i ka vra shokët tanë në atentatin kundër vëllait tonë me q’rast u vranë Bekim Kastrati e Besim Dajaku”, thuhet mes tjerash në këtë letër.
Tutje në letër kërkohet të ndalen këto propaganda ndaj tyre, para se të bëhet vonë.
“Nëse ju Zt. president me organet kompetente të shtetit Prokurorinë, Policinë dhe AKI-në nuk i ndaloni langonjtë e rrejshëm shpifësit e internetit, që na i keni ndërsye po frikohemi se dikur ka me u bërë vonë pra nëse i ndodhë diçka, një e keqe një anëtari të familjes sonë do të behet vonë”.
“Ne po e njoftojmë opinionin mbarë shqiptarë se familja Geci jemi të detyruar ta mbrojmë vetën dhe familjen tonë nga kushdo që tenton ta përdhosë, njollosë dinjitetin tonë familjarë e njerëzor. Prej kur është botuar komunikata e Banhofit me nr.59 e deri më sot i kemi pas pasoja të rrezikshëm na keni vrarë, e na keni sharë, keni paguar, hajna e matrapaz për vrasje dhe nuk po keni të ndalur. Ne do të mbrohemi nga kushdo që tenton të kërcënoj, shantazhoj dhe që rrezikoj jetën e anëtarëve familjes tonë duke u thirrë në propaganda të ngjashme me ato të komunikatës se Banhofit nr 59 gjatë luftës edhe e pas luftës, do ta mbrojmë vetën dhe nderin ne çdo kohë”, thuhet ndër tjera në letër.
Kjo është letra e plotë e Familjes Geci drejtuar Thaçit:
Letër e hapur presidentit të Kosovës.
Ndaloj langojt e internetit o Hashim Thaçi!
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ne familja Geci edhe njëherë duam t’ua rikujtojm opinionit shqiptarë se Gjykatën Speciale e ka votuar Kuvendi i Republikës së Kosovës me 2/3 (dy të tretat) e votave të deputetëve me iniciativen e vet Hashim Thaçit me mbi 81 deputet votuan pro kësaj Gjykate duke i aprovuar edhe ndryshimet kushtetuese në të njejtën kohë, kjo Gjykatë është votuar me trysnin direkte që ua ka bërë vet Hashim Thaçi deputetëve të partisë së tij.
Këtu vlenë thënja e popullit:
“Me të lidhë dikush, të zgjidhë dikush, e me ba me lidhë veten ska kush që të zgidhë”
Tani kur këto ditët e fundit gjat zgjedhjeve dhe pas humbjes se zgjedhjeve presidenti Thaçi permes sojmenve te ti ka intesifikuar propagandën dhe shpifjet kundër familjes tonë dhe vllaut tonë her me anë të RTK-së herë me anë të langojve e faqeveve fallco ne internet.
Me langojt e vet e me langojt edhe të Serbisë kanë hapur adresa të rrejshme në fb e që sipas informatave tona vet ju si presidenti i Republikës së Kosovës qëndron prapa këtyre faqeve e ketyre langojve pa adresë dhe falso që emërtohen kto faqe që ka filluar të shpif edhe kundër Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe kundër nesh.
Kto faqe po kërcënon jetën e vëllaun tonë dhe familjen tonë me montime shantazhe dhe shpifje .
Vëllau i ynë Ganiu me datën 22.10.2019 rreth orës 16:00 ka thirrur në telefon dhe ka takuar Zt. Adem Grabovcin në qytetin e Klinës dhe përmes tij ka kërkuar nga Zt.Grabovci që të bisedoj me presidentin Thaçi, që ai ti ndoloj langojt e internetit të cilët paguhen nga njerz te caktuar dhe i kanë nersy për të propaganduar rrejshëm kundër vëllaut tonë dhe familjes sonë, se gjoja ai e ka shty Nazim Bllacën të dëshmoj kundër Azem Sylës dhe të tjerëve.
Edhe njëherë duam ta sqarojm opinionin gjithë shqiptarë se ky krimineli me emrin Nazim Ballca ka qenë, është dhe do të mbetet përherë bashkëpuntori më i ngushtë i UDB -es dje SHIKut i partisë se Hashim Thaqit dhe i Azem Sylës dhe njerëzve që i rrethonin ata .
Vëllau ynë kurrë as nuk e ka njohur më herët, as nuk ka ditur kush është ky kriminel ose ky shpiun deri në ditën kur ai e ka thirrë në telefon dhe ka kërkuar me u takua me të.
Atëhere kur ky Shpiuni Nazim Bllaca e ka thirr ne telefon vllaun ton Ganiu ka qene kryetar i komisionit për AKI dhe e ka pas per detyr qe ti lajmroj organet e Siguris dhe e ka bër
Atë ditë q e ka takuar, po atë ditë e kanë inçizuar videon propozimin për ta inqizuar e ka dhen Adem Salihaj dhe po atë ditë e ka kryer me këtë spiun të SHIK-ut dhe UDB-ës pastaj ni muaj para se me dal në publik krimineli Nazim Bllaca vëllau ynë e ka informuar hetuesin Ambasadën Amerikane dhe Gjermane, nenkryetarin e Kuvendit z. Ibrahim Gashin Zyrtaret e AAK -es z Naim Malokun ,kryeministrin Zt.Hashim Thaçin, i ka shkuar në zyrën e tij para zyres ka qenë Hajredin Kuçin dhe e ka lutë edhe z.Kuqi qe te hyn brenda edhe ai të dëgjojë bisedën por ai nuk ka hy.
Dalja në publik e Nazim Bllacës është bërë një muaj më vonë se inçizimi dhe gjatë këtij intervali kohor ky krimineli Nazim Bllaca ky UDB-shi ka tentuar ta thras ne telefon vllaun tonë me numra te familjarve te vet por kurr nuk ka fol ne e kemi perbuz ket UDB -sh ket vrases e ket matrapaz ket tradhtar Hetusia ka pasur kohë nji muj ta arrestoj por e kan lejuar të shantazhojë shokët e vet për bizneset e flliqura qē i ka pas me ta.
Organet kompetente janë fajtore pse i kanë dhënë kohë më tepër se një muaj këtij matrapaz të shetis i lirë edhe pse me kohë kanë qenë të informuara për kriminelin Nazim Bllaca.
Dalja në publik është bërë pikërishtê me aprovimin e Zt. Hashim Thaçi po ashtu edhe gjykata speciale u votua pikërishtë me insistimin e Hashim Thaçit dhe tani të akuzurit e mundshëm nga kjo gjykatë po e quajnë si të Beogradit, e Beogradin le ta kërkojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës se aty i ka marrë kjo gjykatë 2/3 e votave ose ne fshatin Brojë.
Tani ju që merreni me vëllaun tonë dhe familjen tonë, merruni me ShIK -ashi e UDB -ashin Nazim Bllaca merruni edhe me Hashim Thaçin sepse Nazim Bllaca ka qenë, është dhe do të mbetët pjellë e PDK-së dhe njerëzve të PDK-së.
Se a ka qenë Nazim Bllaca në Beograd bashkë me shokët e tij, ne nuk e dijmë dhe as nuk mund ta dim, këtë kani mundur ta dini vetëm ju që keni pas shokë dhe keni bër biznese me ket kriminel andaj ju keni pas dhe keni lidhje direkte e indirekte me Beogradin, vetëm ju shokët e ti mund ta dini kush ka qenë ky kriminel ku ka qenë sepse ndoshta ju keni dërguar në Beograd Nazim Bllacën për ti marrë ata thasët me letra sepse ai ka qenë njeriu i juaj dhe ai për ju ka punuar, për ju ka vrarë, për ju ka rrahur njerëz, për ju ka shantazhuar, ai ka qenë shokë me ju ,vetëm ju e dini ku ka qenë e çka ka bërë punëtori juaj, shoku i juaj dhe shokëve të Azem Sylës, sepse ju i kini dhënë urdhëra atij matrapazi e UDB-ashi të paktën kështu ai vet ka deklaruar.
Tani neve kjo puna e Nazim Bllacës as që na intereson sepse ju gjysma e Shtabit të UÇK-së keni qenë me UDB-në, dhe keni shkru komunikata me direktiva te UDB -es edhe ky Nazimi mund të ketë qenë pjesë e juaja sepse ka qenë bashkëpunëtorë i juaji, dhe i Azem Sylës ose njerëzve për rreth, ju kenu shit e keni ble toka me këtë UDB-ash ju keni bërë biznese të flliqura me të andaj ju jeni te flliqur e te perlyer me te dhe kto faqet e juaja jan te flliqura merruni me sojin e juaj spiunat e UDB -ës dhe të SHIK-ut e jo me ne.
Arsye takimit me ket kriminel ka qenë se mos rastesisht ky kriminel i juaj e din se kush na i ka vra shoket tan ne atentatin kunder vllaut tonë me qerast u vran Bekim Kastrati e Besim Dajaku .
Ne momentin qe e ka permen emrin e Adem Salihit vellau yne e ka dergu te Adem Salihaj .
Në fund juve Zt.president po ju lusim, siç ju kemi lutur dhe atëherë kur është shkruar komunikata nr.59 kur edhe ju kemi ardhur tek shtëpija gjat luftes dhe ju kemi thënë ndaloni shpifjet e Komunikatat e shantazhet edhe pas luftës ju kemi lutur ndaloni shpifjet edhe tani po ju lutemi ndaloni shpifjet montimet e shantazhet edhe na lerëni rehat me punët tona.
Jemi të njoftuar për të gjitha që i keni bërë dhe po i beni kundër neve .
Nëse ju Zt.president me organet kompetente të shtetit Prokurorinë, Policinë dhe AKI-në nuk i ndaloni langojt e rrejshëm shpifsit e internetit, që na i keni nersy po frigohemi se dikur ka me u bërë vonë pra nëse i ndodhë diçka, një e keqe një anëtari të familjes sonë do të behet vonë .
Vëllau ynë ju ka drejtuar me shkresë zyrtare institucioneve dy Prokurorëve të shtetit Kryeprokurorit të shtetit dhe Prokurorit të Mitrovicës dhe lënda mban numrin .PP .ll . 104/19 dhe në CC: ju ka drejtuar edhe juve dhe organeve tjera qysh në muajin Mars të këtij viti dhe ne ju bëjmë thirrje ndaloni këta shpifës montues e matrapaz.
Ne po e njoftojmë opinionin mbar shqiptarë se familja Geci jemi të detyruar ta mbrojmë vetën dhe familjen tonë nga kushdo që tenton ta pordhosë, njollosë dinjitetin tonë familjarë e njerëzor.
Prej vitit 1878 kemi mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar e deri sot dhe që 21 vjet pas lufte po mbroheni nga kriminel shqipfolës që kokën e kanë në Beograd e mendjen në zhvatjen e Popullit te Kosovës.
Prej kur është botuar komunikata e Banhofit me nr.59 e deri më sot i kemi pas pasoja të të rrezikshëm na keni vrarë, e na keni sharë, keni paguar, hajna e matrapaz për vrasje dhe nuk po keni të ndalur.
Ne do të mbrohemi nga kushdo që tenton të kërcënoj, shantazhoj dhe që rrezikoj jetën e anëtarëve familjes tonë duke u thirrë në propaganda të ngjashme me ato të komunikatës se Banhofit nr 59 gjatë luftës edhe e pas luftës, do ta mbrojmë vetën dhe nderin ne gjdo kohë.
Zt. president duke ditur se tani në këtë kohë vetëm ju jeni institucioni që nuk jeni në dorëheqje, kërkojmë ti përdorni mekanzimat shtetërorë dhe ti ndaloni këto shpifje e propaganda të flliqura.
Ne do të kërkojmë gjithë jetën në çdo gjykatë relevante të Republikës së Kosovës zbardhjen e komunikatës së Banhofit me nr.59 dhe gjetjen e autorëve të saj dhe të shpifjeve të flliqura të stilit të UDB-së dhe vendosjen e tyre para drejtësisë .
Si pasojë e ksaj komunikate ka ndodhë vrasja e shokve tanë Bekim Kastratit e Besim Dajakut dhe plagosjen e vllaut tonë.
Famija e 7 vllezerve Geci