Afro 133.000 punëtorë të sektorit privat janë duke pritur pagesën prej 170 euro për muajin prill nga Ministria e Financave, por deri më tani kanë marrë këtë ndihmë vetëm për muajin prill.
Por, asnjë masë e Pakos Emergjente Fiskale, që është miratuar nga Qeveria “Kurti” nuk mund të zbatohet pa u rishikuar buxheti i këtij viti në Kuvendin e Kosovës.
E rishikimi i buxhetit ishte planifikuar që të shqyrtohet para dy ditëve, të hënën, në mbledhjen e Qeverisë.
Por kryeministri Avdullah Hoti kishte bërë të ditur se kjo pikë e rendit të ditës do të shqyrtohet ditën e nesërme.
Njësoj ndodhi edhe ditën e martë. Pak minuta para se të fillonte mbledhja e Qeverisë, në derë të sallës së mbledhjes ishte vënë një copë letër duke shkruar “mbledhja shtyhet për ditën e nesërme”.
Kësisoj, qytetarët e Kosovës janë syhapur nga Qeveria duke pritur se çfarë po ndodh me paratë që iu janë premtuar./